Skandal në Lojërat Olimpike/ Kthejnë notarët nga aeroporti

Skandal në Lojërat Olimpike/ Kthejnë notarët nga aeroporti

17:04, 21/07/2021

Të premten startojnë Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat po priten me mjaft interes nga sportdashësit në mbarë botën.

Por duket se incidentet  filluan akoma pa nisur eventi madhështor.

Ekipi olimpik i notarëve polakë është përballur më një problem i cili shkaktoi jo pak reagime.

Notarët e Polonisë u ndaluan në Aeroportin e Japonisë, pasi ishte bërë një gabim administrativ nga Federata. Për pasojë 6 prej tyre u kthyen direkt nga aeroporti.

Drejt Tokios ishin dërguar 23 notarë, por numri i lejuar ishte 17, duke bërë kështu që 6 prej tyre të ishin të tepërt.

Në Poloni ky është cilësuar si skandal dhe sportistët kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të Federatës së Notit.

Nuk ka munguar dhe deklarata e kreut të Federatës, ku kërkoi falje për situatën e krijuar: “Unë shpreh keqardhje, trishtim dhe hidhërim të madh për situatën. Një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe reagimi i notarëve, emocionet e tyre, sulmi ndaj Federatës Polake të Notit është i kuptueshëm për mua dhe i justifikuar’’, tha Slominski.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco