Milwaukee Bucks shpallet kampione e NBA-s, merr fund pritja gjysmë shekullore

Milwaukee Bucks shpallet kampione e NBA-s, merr fund pritja gjysmë shekullore

09:02, 21/07/2021

Skuadra e Milwaukee Bucks është shpallur sot kampione e NBA-së për sezonin sportiv 2020-2021. Ajo triumfoi sot 105-98 ndaj Phoenix Suns në finalen e gjashtë play off, duke fituar 4-2 serinë e takimeve (nga 0-2 për Suns Bucks përmbysën shifrat dhe fituan 4 ndeshje radhazi). Ky është titulli i dytë në histori për Bucks, titull që mungonte prej 50 vitesh (hera e parë ishte viti 1971).

Ai që vulosi fitoren e Bucks në këto finale ishte greku Giannis Antetokounmpo, autor i 50 pikëve e 14 rebound. Basketbollisti grek u shpall edhe MVP i finaleve, sukses tërësisht i merituar për të pas dy trofeve MVP të sezonit të rregullt në dy kampionatet e mëparshme.

Giannis (këtë sezon kishte një mesatare prej 35.2 pikë dhe 12.2 rebound për ndeshje) u mbështet në këtë triumf edhe nga Khris Middlton (sot 17 pikë) e Jrue Holiday (12 pikë sot), një trio që këtë sezon ka bërë diferencën në parket. Në kahun tjetër, Chris Paul realizoi 26 pikë e Devin Booker 19, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Një titull që është edhe meritë e trajnerit Mike Budenholzer, njeriu që drejtoi këtë orkestër të përkryer, që nga sezoni në sezon mësoi nga gabimet derisa arriti të titulli. Plot 65 mijë tifozë ishin jashtë stadiumit të Milwaukee ku u luajt kjo ndeshje e gjashtë finale, që shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes. Pritje që zgjati 50 vjet…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco