Merr fund historia, UEFA nuk vendos më Heineken para lojtarëve myslimanë

Merr fund historia, UEFA nuk vendos më Heineken para lojtarëve myslimanë

15:27, 25/06/2021

Pas disa rasteve të përsëritura të lojtarëve që hoqën shishet e sponsorëve të UEFA-s nga tavolinat ku jepnin konferencën për shtyp, ka ardhur edhe një përgjigje pozitive nga qeveria e futbollit e cila mirëkupton lojtarët myslimanë.

Siç raporton “The Telegraph”, zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur që të mos vendosin më shishe birre të Heineken përpara lojtarëve myslimanë të cilët do të dalin në konferencë para apo pas ndeshjeve të Kampionatit Europian.

Ishte Paul Pogba që hoqi shishen e Heiniken nga tavolina duke mos prekur ato të Coca Colas dhe kjo vjen për shkak të besimit të tij të devotshëm si myslimanë dhe UEFA e ka pranuar dhe e mirëkupton këtë pjesë ndaj dhe ka vepruar në këtë mënyrë.

Rasti Pogba është ndryshe nga ai i Ronaldos i cili hoqi shishet e coca colës dhe UEFA e konsideron atë të portugezit si preference për stilin personal të jetesës ndaj dhe vendimi ka diferenca.

Në rastin se do të lëvizen sërish shishet e Coca Colas, do të ketë gjoba siç është paralajmëruar nga Federatat ndërsa tani për lojtarët myslimanë zyrtarët nuk do të lejojnë më shishe me përmbajtje alkooli siç ishte Heiniken.

Me një vendim të tillë, zor se do të kemi më pamje të lojtarëve që do të lëvizin shishet e sponsorëve që në fakt janë shumë të rëndësishëm për UEFA-n dhe zhvillimin e futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco