ZYRTARE/ Goditja e katërt në merkato, Partizani firmos me mesfushorin e njohur!

ZYRTARE/ Goditja e katërt në merkato, Partizani firmos me mesfushorin e njohur!

12:02, 25/06/2021

Arinaldo Rrapaj është futbollisti i ri i Partizanit.

Vlonjati ka lënë Skënderbeun dhe ka firmosur për tre vite me “Demat e Kuq”. Dëshirë e Ilir Dajës që sezonin e shkuar, Rrapaj më në fund bëhet lojtar i Partizanit. Pas Mustës, Shehit dhe Markut, ky është afrimi i katërt i Partizanit gjatë merkatos së verës.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes për blerjen e kartonit të lojtarit Arinaldo Rrapaj. Mesfushori 19 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Rrapaj i cili në kampionatin tonë është aktivizuar më parë me Flamurtarin dhe Skënderbeun është bashkuar në stërvitje me skuadrën në Ohër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco