Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Wanda Nara ngre padi kundër ish-burrit të saj, Maxi Lopez

Wanda Nara ngre padi kundër ish-burrit të saj, Maxi Lopez

11:15, 25/06/2021

Një postim i pak ditëve më parë nga Maxi Lopez është kthyer në ‘’mollë sherri’’ me ish-bashkëshorten e tij Wanda Nara me të cilën ka dhe 3 fëmijë.

Ish-futbollisti u shpreh se Wanda ka 10 muaj që nuk e lejon të flas me fëmijët duke hedhur hije dyshimi mbi sjelljet e saj. Por nuk ka vonuar dhe Wanda është përgjigjur me anë të avokates së saj Ana Rozenfeld.

Kjo e fundit ka përgatitur një dosje me të cilën do të padisë Maxi Lopezin për shpifje. Sipas saj e gjitha është një histori e sajuar nga ish-sulmuesi argjentinas dhe fëmijët janë shqetësuar shumë për sjelljet e babit të tyre, pasi kanë rrjetet sociale dhe i ndjekin zhvillimet.

Avokatja u shpreh se ndaj Lopez do të kërkohet një dëmshpërblim i cili do të përdoret për ushqimin e fëmijëve pasi ka pasur vonesa në pagesa nga ana e ish-sulmuesit.

“Fëmijët mund të flasin me babain e tyre, ata biseduan me të në Ditën e Babait dhe i thanë se nuk e pëlqyen aspak postimin e tij. Fëmijët lexojnë, kanë media sociale dhe nuk u pëlqen kjo, sepse ai akuzon mamanë e tyre dhe fëmijët janë rritur me Wandën 24 orë në 24 që kur kanë lindur”. Kjo është një histori e nisur në vitin 2012, kur Mauro Icardi mori gruan e shokut me të cilin ndante sulmin tek skuadra e Sampdorias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco