Përcaktohet gjyqtari i sfidës Teuta - Sherif Tiraspol

Përcaktohet gjyqtari i sfidës Teuta - Sherif Tiraspol

21:07, 24/06/2021

Është përcaktuar ditën e sotme edhe gjyqtari që do të vendosë drejtësi në sfidën e raundit të parë të Ligës së Kampionëve, mes Teutës dhe Sherif Tiraspolit që do të zhvillohet më 7 korrik në “Niko Dovana”.

Ai është Bjellorusi Anime Kourgheli, i cili jo më larg se më 4 qershor, vendosi drejtësi në përballjen Andorrë U-21-Shqipëri U-21, duke iu sjell fat kuqezinjve të Bushit, që triumfuan me rezultatin e pastër 0-3.

Asistentë të bjellorusit në sfidën e 7 korrikut do të jenë bashkëkombësit e tij Juri Khomçenko dhe Viktar Hetsikau. E njëjta treshe gjyqtarësh që ishin edhe në ndeshjen Andorrë U-21 – Shqipëri U-21.

ImageP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco