Modelja italiane plas ‘bombën’: Kalova natë romantike me Mancini, zgjodha mes tij dhe Viallit

Modelja italiane plas ‘bombën’: Kalova natë romantike me Mancini, zgjodha mes tij dhe Viallit

19:16, 24/06/2021

“Unë kisha dy mundësi. Mund të zgjidhja midis tij dhe Viallit. E dija që ishte vetëm për një herë, rastësisht ndodhesha në një darkë, madje nuk mbaj mend se kush më ftoi. Ishte vonë, nuk dija ku të flija, kështu që qëndrova në atë vend”, tha modelja.

 

Lory Del Santo, duke folur për “Rai Radio2” gjatë emisionit “I Lunaticì”, zbuloi detajet e një flirti veror me trajnerin aktual të kombëtares italiane, Roberto Mancini.

 

“E kuptova që të dy ishin të interesuar për mua, duhej të zgjidhja me kë të flija, pastaj do të largohesha në mëngjes. Unë zgjodha Mancini, edhe pse Vialli ishte i bukur, por ai më dukej më ‘playboy’. Mancini më dukej më i ëmbël, mbase zgjodha njeriun e sigurisë. Ai provoi të ishte një njeri me ëmbëlsi të pabesueshme. Roberto ka botën e vet të veçantë të brendshme”, rrëfeu Lory Del Santo për Mancio.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco