Partizani shet Esat Malën në Turqi, zbulohet klubi i Superligës ku firmosi mesfushori

Partizani shet Esat Malën në Turqi, zbulohet klubi i Superligës ku firmosi mesfushori

18:58, 23/06/2021

Esat Mala është futbollisti i radhës i larguar nga Partizani. Lojtari 22-vjeçar nga Prizreni do të vijojë karrierën në Turqi, teksa ka firmosur me Giresunsporin, klub me të cilin në të kaluarën është aktivizuar edhe Vedat Muriqi.

Sipas “Panorama Sport” nga ky transferim, Partizani pritet të fitojë një shumë jo të vogël, që do të justifikonte në një farë mënyre transferimin. Për sa i përket Malës, ai është përshëndetur sot me “demat e kuq”, teksa do të bashkohet menjëherë me ekipin e ri të Giresunsporit.

Skuadra e re e Malës, sezonin e shkuar militoi në Ligën e Parë turke, teksa u rendit në vendin e dytë, duke siguruar një biletë për në elitë, teksa në sezonin e ri, 2021-2022, do të jetë pjesë e Superligës Turke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco