Gjigandi suedez i shitjes me pakicë hedh në treg një shishe të re uji në nder të Cristiano Ronaldos

Gjigandi suedez i shitjes me pakicë hedh në treg një shishe të re uji në nder të Cristiano Ronaldos

20:12, 22/06/2021

Saga Cristiano Ronaldo vs Coca-Cola, ndërkohë, është pasuruar nga një kapitull i ri, nga kompania e famshme suedeze me pakicë IKEA, e cila ka hedhur në treg një linjë të re shishesh uji të quajtur "Cristiano" për nder të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Videoja e Cristiano Ronaldos, i cili hoqi nga tavolina dy shishe uji Coca-Cola në një konferencë shtypi para ndeshjes me Hungarinë, duke i ftuar të gjithë të pinin ujë, menjëherë u bë virale, dhe në ditët pas kësaj u krijuan mjaft polemika.

Image

Që atëherë, Coca-Cola thuhet se ka humbur 4 miliard dollarë në bursë dhe konferencat për shtyp të shumë ekipeve kombëtare në Euro janë kthyer në një lloj shfaqjeje.

Disa lojtarë ndoqën shembullin e Cristianos, të tjerë u tallën me të dhe UEFA përfundimisht u desh të ndërhynte duke paralajmëruar të gjitha ekipet kombëtare, duke theksuar se partnerët e tyre të marketingut si Coca-Cola duhet të respektohen.

Ndërkohë, gjiganti suedez IKEA ka hedhur në treg një linjë të re shishesh të ripërdorshme që kushtojnë 1.99 dollarë për copë, duke theksuar se shishja mund të përdoret "vetëm për ujë".

Në një fushatë që ata nisën në Instagram, IKEA shkroi, "Pini ujë", në mbështetje të refuzimit të pijeve me sheqer të lartë nga Ronaldo.

Ekipi i marketingut i IKEA ka marrë vlerësime të shumta për këtë lëvizje dhe nuk ka dyshim se për shkak të popullaritetit të Ronaldos, lëvizja e tyre do të arrijë efektin e dëshiruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco