Zyrtare/ Hakan Calhanoglu është lojtar i Interit, ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Hakan Calhanoglu është lojtar i Interit, ja detajet e kontratës

19:18, 22/06/2021

Tashmë është zyrtare. Hakan Calhanoglu ka firmosur me klubin e Interit.  Fantazisti turk ka firmosur pak më parë kontratën e tij që do ta lidhë me skuadrën zikaltër për tre vitet e ardhshme me një pagë prej 5 milionë eurosh.

Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i klubit zikaltër, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Prezantimi i futbollistit turk ka ardhur nga muzeu i trofeve të Interit.

Calhanoglu lë kuqezinjtë pas 4 sezonesh për t’u transferuar nga krahu tjetër i Milanos me parametra zero me arsyen financiare ku drejtuesit e Milanit nuk po gjenin gjuhën e përbashkët me fantazistin turk, ndërsa Interi përfitoi nga ky moment për t’ia rrëmbyer “kushurinjve” play-maker-in e tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco