'Gazzetta dello Sport': Haaland arrin marrëveshjen me Real Madridin

'Gazzetta dello Sport': Haaland arrin marrëveshjen me Real Madridin

12:35, 22/06/2021

Real Madrid ka marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Norvegjezi vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga Dortmund pasi shkëlqeu sezonin e kaluar me 41 gola në 41 ndeshje.

Interesim për Haaland kanë shprehur top klubet evropiane, si: Barcelona, Man City, Man United, PSG dhe Juventusit, por sulmuesi thuhet se ka arritur marrëveshje me Real Madridin. Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Alfredo Pedulla ka raportuar se klubi madrilen dhe norvegjezi kanë marrëveshje të plotë, ndërsa tani duhet vetëm të gjendet ‘gjuha e përbashkët’ mes dy klubeve.

Ndërkohë, Dortmund për Haaland ka kërkuar 175 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco