Argjentina fiton dhe merr kreun e Grupit A në Copa America

Argjentina fiton dhe merr kreun e Grupit A në Copa America

09:17, 22/06/2021

Argjentina ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Paraguain në Kupën e Amerikës, duke u bërë lider i Grupit A, me 7 pikë.

Argjentinasit kaluan në avantazh në minutën e 10’të me anë të Alejandro Gomez që u asistua nga Angel di Maria. Junior Alonso shënoi golin e barazimit për Paraguain në minutën e 45+1, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Argjentina është lider i Grupit A me shtatë pikë, Kili me pesë, Paraguai me tre, Uruguai me një dhe Bolivia ende pa pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco