Një mbrojtës maqedonas, afrimi i parë zyrtar i Teutës

Një mbrojtës maqedonas, afrimi i parë zyrtar i Teutës

16:31, 20/06/2021

Hristijan Dragarski është afrimi i parë zyrtar i Teutës në merkato.

Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar kampionëve të Kategorisë Superiore, nga ekipi i Pelister Bitolës, që militon në elitën e futbollit maqedonas, teksa ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me blutë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak bën me dije, se Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

Në të kaluarën mbrojtësi maqedonas është aktivizuar edhe me Strugën, Pobedën, Konkordian dhe Radnik.

Gjithashtu Dragarski numëron edhe 5 paraqitje me 21-vjeçarët e Maqedonisë së Veriut si dhe 7 ndeshje me përfaqësuesen e 19-vjeçarëve.

Mbrojtësi në sezonin e fundit mbante shiritin e kapitenit te skuadra e Pelister dhe ishte një lider i Pelisterit.

Njoftimi i Teutës

Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco