Depay flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës: Jam shumë i lumtur, firma me klubin më të madh në botë është...

Depay flet për herë të parë si lojtar i Barcelonës: Jam shumë i lumtur, firma me klubin më të madh në botë është...

15:01, 20/06/2021

Ditën e djeshme, Barcelona zyrtarizoi transferimin e futbollistit hollandez, Memphis Depay, i cili firmosi kontratë 2 vjeçare me katalanasit.

Së fundmi, Depay në kanalin zyrtar të Barcelonës, foli për herë të parë si lojtar i blaugranëve, ku u shpreh: “Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Memphis. Më në fund është zyrtare. Kam nënshkruar për Barçën dhe jam shumë i lumtur. Firma me klubin më të madh në botë dhe me tifozët më të mirë është një ëndërr e bërë realitet.

Mezi pres të luaj para tifozëve në një stadium plotë. Blaugranët janë të veçantë në mënyrën se si jetojnë dhe e ndiejnë futbollin. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin që më donin në Barcelonë. Tani do të jap gjithçka për këtë klub ”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco