Salihamidzic i gatshëm të shkëmbejë djalin e tij me një nga zbulimet e Europianit

Salihamidzic i gatshëm të shkëmbejë djalin e tij me një nga zbulimet e Europianit

10:04, 20/06/2021

Denzel Dumfries do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës pas ndeshjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar deri më tani në Europian, dhe sipas të përditshmes hollandeze “Telegraf”, Bayern Munchen është gati të ofrojë 18 vjeçarin Nick Salihamiadzic, djali i drejtorit sportiv Hasan, për lojtarin e PSV.

Dumfries shkëlqeu në hapjen e EURO 2020, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet para dhe çmimi i tij u rrit, por kriza ekonomike që vjen nga pandemia e koronavirusit po i pengon klubet të paguajnë një shifër të lartë.

Prandaj, kohët e fundit, mundësia e shkëmbimit të lojtarëve është bërë më e shpeshtë në transferime, dhe Bayern është i gatshëm t'i ofrojë PSV-së të talentuarin Nick Salihamidzic i cili luan për ekipin e të rinjve, plus 10 milion euro shpërblim.

Image

Gazeta Hollandeze “Telegraf” la të kuptohet për këtë mundësi, megjithëse ata nuk zbuluan pozicionin e PSV, të cilët sigurisht do të presë deri në fund të turneut, në mënyrë që të mund të marrin më shumë para nga Dumfries.

Dumfries luan si një mbrojtës i djathtë, dhe para se t’i bashkohej PSV luajti për Sparta Rotterdam dhe Heereenven. Përveç, Bayern Munich interesim për 25 vjeçarin ka patur dhe nga Inter, Barcelona dhe Everton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco