Nesta kujton duelin me Messin: Ai më shkatërroi mendërisht, po shihja yjet

Nesta kujton duelin me Messin: Ai më shkatërroi mendërisht, po shihja yjet

09:40, 20/06/2021

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë në vitet 2000, ka qenë padyshim Alesandro Nesta. Ish-futbollisti për shumë vite mbajti veshur fanellën e përfaqësueses së Italisë si dhe të klubeve si Lacio e Milan, duke rënë në sy me paraqitjet e tij mbreslënëse.

Shumë sulmues me famë ndërkombëtare e kanë vlerësuar atë si një nga mbrojtësit më të mirë me të cilët  janë përballur, ndërsa vetë ai i ka treguar në një intervistë me “Calciatori Brutti” se ai që e ka vënë më shumë në vështirësi kishte qenë Lionel Mesi.

Nesta me Milanin u përball me Barcelonën e Mesit në vitin 2013 dhe tregoi se ajo ndeshje kishte qenë  një makth për të, pasi i kishte takuar të mundohej të ndalte pikërisht argjentinasin.

“Gjëja që më bëri të kaloja në depresion është se ai ishte nisur 10 herë në 10 minuta dhe unë në moshën 37-vjeçare filloja ta kisha të vështirë. Të hera e 10 i dhashë një shkelm dhe përfundova në tokë i mbaruar, po shihja yjet. Ndërsa ai po më jepte dorën për të më ndihmuar që të ngrihesha. Aty më shkatërroi mendërisht, më shkriu”, tha Nesta duke kujtuar atë përballje me argjentinasin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco