ZYRTARE: Nderim Nexhipi, bëhet drejtor sportiv te Ballkani

ZYRTARE: Nderim Nexhipi, bëhet drejtor sportiv te Ballkani

16:44, 19/06/2021

Ish-lojtari i njohur, Nderim Nexhipi është emëruar drejtor sportiv te skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit kosovar.

“Ndërsa, në krahë të Lindit për çështje sportive do të jetë emri i njohur mbarëshqiptar si futbollist dhe punëtor sportiv nëpër shumë klube rajonale dhe Europiane. Mirësevjen Nderrim Nexhipi, në cilësi të Drejtorit Sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu si bashkë investitor te klubi i Ballkanit është zyrtarizuar edhe Shyqyri Hoxha ‘Lindi’ – i cili do të investoj te klubi kosovar së bashku me Arsim Kabashin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco