Media turke: Dzeko ka arritur marrëveshjen me Fenerbacen, ja kur pritet të nënshkruaj

Media turke: Dzeko ka arritur marrëveshjen me Fenerbacen, ja kur pritet të nënshkruaj

15:10, 19/06/2021

Futbollisti boshnjak Edin Dzeko është një hap larg nga nënshkrimi për Fenerbahce dhe transferimi duhet të zyrtarizohet javën e ardhshme, pretendon një nga gazetat më të njohura turke, Sözcü.

Gazeta botoi në mënyrë bombastike këtë lajm në faqen e parë, duke deklaruar se kapiteni i ekipit kombëtar të Bosnjes ishte me pushime në Turqi ditët e fundit dhe se ai kishte arritur një marrëveshje për të lëvizur në një nga klubet më të mëdha turke.

Image

Sipas “Sozcu”, presidenti i Fenerbahce Ali Koc, ka nënshkruar një kontratë me Dzekon, e cila do të bëhet publike javën e ardhshme.

Edhe më parë ka qenë përfolur për një kalim të sulmuesit shtatlartë të Romës te Fener, por dolën të ishin spekulime mediatike. Sidoqoftë, kësaj here çdo gjë duket e kryer.

Dzeko edhe pak vite mund të luaj në nivele të larta dhe kontrata e tij me Romën është e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm. Paga e tij e lartë është një nga problemet e klubit italian, të cilët janë të gatshëm ta shesin dhe ta zëvendësojnë me një sulmues më të ri, kështu që sulmuesi boshnja mund të largohet nga “Olimpico” pas pesë vjetësh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco