Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Xhaka tundohet nga Mourinho: Dua të shkoj te Roma!

Xhaka tundohet nga Mourinho: Dua të shkoj te Roma!

11:28, 19/06/2021

Granit Xhaka kërkon me ngulm kalimin tek Roma. Mesfushori me origjinë shqiptare ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit të Arsenal se ai dëshiron të luaj për verdhekuqtë sezonin e ardhshëm: ‘Unë dua të shkoj te Roma’, kështu u ka thënë Xhaka drejtuesve të klubit Londinez, të cilët vazhdojnë të kërkojnë 20 milionë euro plus shpërblime për kartonin e futbollistit 28 vjeçar: një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon i është ofruar mesfushorit të Zvicrës nga klubi i Romës.

Xhaka e ka kuptuar që thirrja e Mourinhos është një mundësi e mirë për të pas një periudhe të palumtur, si për të ashtu edhe për Arsenalin.

Ndërkohë, Xhaka, provoi atmosferën e stadiumit të “Olimpicos” me Zvicrën. Nuk ishte një mbrëmje e bukur (Zvicra u mund nga Italia 0-3), por më pak e keqe sesa mund të duket, të paktën në aspektin personal.

Në fakt, shifrat tregojnë se Xhaka, në dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian, bëri punën për të cilën paguhet: 136 pasime nga 149 (92%), 14 topa të rikuperuara. Ai është një mesfushor i saktë dhe inteligjent, i mirë si në ndërtim, ashtu edhe në ndalim, shumë fizik në kontraste. Xhaka nuk është një përbindësh i shpejtësisë por as mesfushori statik: deri më tani ka përshkruar mesatarisht 10.1 kilometra në lojë. I shoqëruar me një mesfushor dinamik, si Veretout, mund të integrohet në mënyrë perfekte. (Corriere dello Sport).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco