De Ligt i përgjigjet Van Basten: Kritikat e tij...

De Ligt i përgjigjet Van Basten: Kritikat e tij...

08:49, 19/06/2021

Pavarësisht fitores 2-0 ndaj Austrisë që katapultoi Hollandën në 1/ 16 e Euro 2020 si kryesues i Grupit C, performanca e e “Tulipanëve” ishte objekt kritikash i një numri ish-lojtarësh që tani janë ekspertë ose analistë në televizione.

Van Basten kritikoi në mënyrë specifike De Ligt, duke u shprehur: “Ka shkuar tek Juventus për të mësuar si mbrohet, por nuk besoj se ka mësuar shumë”.

Kritikat u pritën pozitivisht nga De Ligt i cili e vlerëson mendimin e Van Basten:

“Kur një kampion si Van Basten të kritikon, duhet dëgjuar dhe kaq. Edhe ai ka luajtur në Itali dhe e kam kuptuar se çfarë donte të thoshte, por ndonjëherë në fushë të ndodh të marrësh vendime brenda një sekonde. Është e vërtetë se nuk arrij akoma të zhvilloj ndeshje perfekte, por jap gjithmonë gjithçka për të arritur maksimumin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco