Messi dhe Barcelona: mungojnë vetëm datat për rinovimin e kontratës

Messi dhe Barcelona: mungojnë vetëm datat për rinovimin e kontratës

11:04, 17/06/2021

Tani nuk e pyesim më veten nëse do të qëndrojë apo jo, kur do të nënshkruajë rinovimin.

Kjo falë punës së palodhur të presidentit Joan Laporta, i cili gjatë prezantimit të dokumentarit ‘’Messi arti i dhjetë’’ një prodhim i televizionit katalanas TV3, tregoi për dy data për rinovimin e kontratës së ‘Pulce’ i cili pas këtij nënshkrimi do të bashkohet me klubin për gjithë jetë.

'Ne do të donim ta bënim marrëveshjen publike sa më shpejt të ishte e mundur ‘ ishte mendimi me zë i numrit një të Blaugranës duke shtuar:

 

''Ne kemi besimtek Messi. Nëse do të kisha një zgjedhje do të mbyllja me 24 qershor, e cila është një ditë kushtuar Shën Gjonit, dita e emrit tim dhe është dhe ditëlindja e Leos, ( datë me të cilën do të mbush 34 vjeç). Ose 29 qershori që është ditëlindja ime. Tani për tani megjithatë nuk mund të garantoj asgjë’’.

Gjithashtu Laporta deri më tani nuk bën asgjë më shumë për të fshehur qetësinë e tij për këtë çështje.

“ Jam i qetë. Këpucët e Leos do të vazhdojnë të shkelin Camp Nou. Unë nuk pranoj një jo nga Messi . Ne e dimë që nuk është e lehtë, sepse ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka shumë klube që janë më mirë se ne ekonomikisht që do ta donin, por ai po na e bën më të lehtë ”.  

Sipas të gjitha gjasave, një marrëveshje do të bëhet me shkrim e cila siguron të paktën edhe dy vjet në Blaugrana fituesin 6 herë të Topit të Artë, aktualisht i angazhuar me Argjentinën në Kupën e Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco