Partizani i rrëmben titullarin Vllaznisë, mesfushori firmos për dy vite me “demat”

Partizani i rrëmben titullarin Vllaznisë, mesfushori firmos për dy vite me “demat”

17:43, 16/06/2021

Herald Marku është afrimi më i ri i Partizanit në merkato. Mesfushori i Vllaznisë, ka firmosur për 2 vite me “Demat e Kuq”, raporton “Panorama Sport”

Vlen të theksohet fakti se Marku shënoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Partizanit për Vllazninë, duke nxjerrë nga gara për titullin, të kuqtë, në sezonin që sapo u mbyll.

25-vjeçari shpërtheu në sezonin e tij të dytë me fanellën e Vllaznisë, duke qenë një prej lojtarëve stabël të formacionit kuqeblu. Mesfushori arriti të shënonte edhe 4 gola, teksa e ndihmoi shumë skuadrën në fitore mjaft të rëndësishme gjatë kampionatit.

Në përfundim të kampionatit, kontrata e Markut me Vllazninë përfundoi, kësisoi mesfushori zgjodhi të niste një eksperiencë të re duke iu bashkuar “demave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco