Gazeta zviceriane kritikon Xhakën dhe Shaqirin: Nga Lambo e deri tek flokët e lyera!

Gazeta zviceriane kritikon Xhakën dhe Shaqirin: Nga Lambo e deri tek flokët e lyera!

17:00, 16/06/2021

Futbollistët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, kanë marrë kritika të forta gazeta zviceriane atje.

Kryeredaktori i sportit i gazetës së famshme zvicerane “Blick”, Andrea Boni, i kritikoi ata për paraqitjet e tyre, duke filluar nga vetura luksoze e Xherdan Shaqirit e deri tek lyerja e flokëve nga Granit Xhaka.

Sipas gazetarit,  kjo gjeneratë e kombëtares zvicerane është  larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për të ardhur keq, sepse kjo largësi, thjesht nuk përshtatet me Zvicrën."

“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët. Ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq", shprehet Boni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco