Barcelona apo Juventus? Depay zbulon të ardhmen

Barcelona apo Juventus? Depay zbulon të ardhmen

14:48, 16/06/2021

I paqartë deri më tani, Mephis Depay ka vendosur të zbulojë të ardhmen e tij në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes midis Hollandës dhe Austrisë.

Sulmuesi 27 vjeçar konfirmoi lajmin se ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

“Të gjithë e dinë që emri im ka qenë i lidhur me Barca për ca kohë. Unë dua të luaj për Ronald Koeman. Bëni durim dhe lajmet do të vijnë. Duhet të prisni, por unë do të thoja që së shpejti mund të mbyllet gjithçka, " tha Depay në një konferencë shtypi. Zyrtarizimi i transferimit të tij tek skuadra blaugrane nuk do të zgjasë shumë!

Përveç Barcelonës, për Depayn ka patur interesim edhe nga Juventus, por futbollisti hollandez vendosi t'i bashkohej katalanasve, aty ku do të gjej ish-trajnerin e tij në kombëtare, Ronald Koeman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco