Shorti i Konference League/ ‘Dridhet’ Partizani, përballë Baselit në turin e dytë

Shorti i Konference League/ ‘Dridhet’ Partizani, përballë Baselit në turin e dytë

14:15, 16/06/2021

Skuadrat e Superiores, kanë mësuar ditën e sotme kundërshtarët, në rast se kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në shorin e hedhur në Nion të Zvicrës, Partizani ka mësuar kundërshtarin, që është me të vërtetë shumë i vështirë.

Të kuqtë do të luajnë ndaj gjigantëve të Baselit, me këta të fundit që kanë eksperiencë të madhe në Europë, pasi për disa vite kanë luajtur edhe në Ligën e Kampioneve.

Në rast se Vllaznia kalon boshnjakët e Shirok Brijegi në turin e parë, atëherë i pret një tjetër përballje e vështirë, pasi luajnë ndaj qipriotëve të AEL Limasol.

Laçi gjithashtu nuk do e ketë të lehtë, pasi është vendosur përballë rumunëve të Kraiovas.

Në këtë kompeticion mund të luajë edhe Teuta, që në rast se eliminohet nga turi i parë i Ligës së Kampioneve, ku përballen me Sherifin, atëherë durrsakët do të luajnë ndaj humbësin e finales së turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve, ku bëjnë pjesë: Folgore (SMR) / Prishtina (KOS) – Tórshavn (FRO) / Inter Klub D’Eskaldes (AND).

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco