Kërkohet nga Roma, Xhaka u tregon shokëve të kombëtares së Zvicrës të ardhmen e tij

Kërkohet nga Roma, Xhaka u tregon shokëve të kombëtares së Zvicrës të ardhmen e tij

16:59, 15/06/2021

Granit Xhaka ndodhet në Romë. Nuk ka të bëjë me klubin italian, por ai ndodhet në kryeqytetin italian për faktin se kombëtarja e Zvicrës nesër do të luaj ndaj Italisë në “Olimpico”, stadium tek i cili mund të luaj vitin e ardhshëm nën urdhrat e Mourinho-s i cili e kërkoi specifikisht atë në ekip.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Granit Xhaka ditët e fundit u ka thënë shokëve të ekipit kombëtar se ai do të luaj për Romën sezonin  e ardhshëm, duke përforcuar kështu zërat e fundit në merkato. Xhaka ka pyetur Shaqirin dhe Rodriguez, në lidhje me kampionatin italian, pasi këta të fundit kanë luajtur në Serie-A.

Marrveshja mes Romës dhe Xhakës është arritur, dhe ai pritet të firmos në kontratë 4 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon, por mungon me Arsenalin, për të cilën duhet durim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco