Partizani zyrtarizon blerjen e Emiljano Mustës

Partizani zyrtarizon blerjen e Emiljano Mustës

16:21, 15/06/2021

Tashmë është zyrtare. Emiljano Musta është lojtari më i ri i i Partizanit. Mesfushori ka firmosur për dy vite me “të kuqtë”, ndërsa për të është një rikthim duke qenë se ka luajtur me kryeqytetasit në sezonin 2013-2014.

Në postimin e Partizanit shkruhet: “FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Musta i cili ishte pjesë e ekipit të Laçit rikthehet në familjen e kuqe, bluzë të cilën e ka veshur edhe përgjatë sezonit 2013 – 2014. Musta do të mbaj nr. 29 dhe sot i bashkohet menjëherë ekipit në Ohër për tu vënë në urdhrat e trajnerit Ilir Daja.”

Kështu, të kuqtë pasurojnë organikën e tyre me një lojtar cilësor, i cili në radhët e Laçit ka qenë një titullar i padiskutueshëm, ku ku është aktivizuar në 32 sfida. Ndërkohë, që më kurbinasit ai ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco