I fiksuar pas tij, trajneri i skuadrës italiane kërkon me çdo kusht Strakoshën

I fiksuar pas tij, trajneri i skuadrës italiane kërkon me çdo kusht Strakoshën

15:52, 15/06/2021

Sezoni 2020/2021 nuk ishte shumë i lehtë për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën. Portieri hasi vështirësi tek Lazio, veçanërisht në fazën finale të kampionatit, ku pothuajse gjithmonë ka qenë në stol, pasi trajneri Inzaghi preferonte të aktivizonte spanjollin Reina si titullar.

Duke parë këtë situatë, në mediat italiane është përfolur se Strakosha është i hapur për të dëgjuar ofertat nga skuadrat e tjera, pavarësisht se i skadon kontrata më qershor 2022 me ekipin e Lazio-s.

Së fundmi “TuttoSport” ka bërë të ditur se trajneri i Torinos, Ivan Juric u ka kërkuar drejtuesve të blejnë portierin shqiptar. Strakosha, konsiderohet nga trajneri 45 vjeçar si njeriu ideal për të qenë titullar në katërkëndëshin e portës. E gjithë kjo padyshim do të ndodhë vetëm në rast se Sirigu do të largohej nga torinezët.

Kujtojmë që pjesë e Torinos është edhe portieri i Kosovës, Saimir Ujkani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco