Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Gjoka analizon shortin e Shkëndijës: Do ta studiojmë në detaje, t'i mbyllim llogaritë që në fushën tonë

Gjoka analizon shortin e Shkëndijës: Do ta studiojmë në detaje, t'i mbyllim llogaritë që në fushën tonë

14:56, 15/06/2021

Shkëndija e Tetovës mësoi ditën e sotme kundërshtarin për turin e parë në Champions, teksa do të përballen me kampionët e Sllovenisë, Muran. Pas shortit ka folur edhe trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, i cili është shprehur se përballë do të kenë një kundërshtar të vështirë, por kuqezinjtë po punojnë për të qenë gati.

 “Mura është një ekip i fortë, vjen nga një kampionat që shquhet për përgatitje fizike të lartë. Edhe ne jemi të përgatitur, ishim koshientë që në Ligën e Kampioneve nuk ka ndeshje të lehta dhe nuk ka ekipe të lehta. Do ta studiojmë akoma më shumë, do ta studiojmë deri në detaje, do të përgatitemi për të ecur përpara në bazë të strategjisë tonë.

Në momentin që ra shorti morëm një informacion të pjesshëm. E dimë që është një skuadër që ka mbi tre vite që janë një grup futbollistësh bashkë, është një ekip që punon në grup, është një ekip që në filozofinë e saj ka presingun dhe përgatitjen e lartë fizike.

Ne kemi bërë një planifikim të fazës përgatitore, që është gati katër javë. Java e pestë do të fokusohet te përgatitja e ndeshjes së parë të Champions-it. Do të jemi gati. Nesër do fillojë skuadra të reagojë gradualisht. Ndeshjet e tjera janë më 21, 25 dhe 29.

Mendoj dhe besoj se do jemi të gatshëm për të sjellë skuadrën në një formë fizike të shpejtë dhe të jemi të përballueshëm për garën e parë. Ndeshja e parë në shtëpi ka edhe të mirën e vet. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm të fitosh dhe të mos pësosh.

Ana negative është se ndeshjen e kthimit do e përgatitësh ndryshe. Nga ana psikologjike ka dy lloj përgatitjesh. Uroj që ndeshja e parë të jetë një start i fortë i joni, po të jetë e mundur ta mbyllim llogarinë që në fushën tonë. E përsëris, Mura ka një skuadër shumë të fortë fizike“, deklaroi Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco