Musta kthehet tek Partizani, futbollisti firmos për dy vite me 'të kuqtë'

Musta kthehet tek Partizani, futbollisti firmos për dy vite me 'të kuqtë'

14:37, 15/06/2021

Emiliano Musta dhe Partizani duket se e kanw gjetur akordin midis tyre. Anësori i krahut të majtë sezonin e fundit ishte pjesë e Laçit, mirëpo një fund ka vendosur ta mbyllë me kurbinasit.

Kështu, elbasanasi ka preferuar të kuqtë dhe sipas Abcnews, pritet që t’i bashkohet ekipit në Ohër, ku të besuarit e trajnerit Ilir Daja po përgatiten për Kupat e Europës. Për Mustën ka pasur edhe interes nga ana e Kukësit, megjithatë duket se Partizani ka bindur më shumë futbollistin, i cili pritet të firmos për dy sezone me "të kuqtë".

Kujtojmë se për 29-vjeçarin, ky është një rikthim te Partizani duke qenë se ka luajtur me të kuqtë edhe përgjatë sezonit 2013-2014.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco