Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Nga eliminimi i Kukësit tek pjesëmarrjet në Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

Nga eliminimi i Kukësit tek pjesëmarrjet në Europa League, kush është kundërshtari i Teutës

13:34, 15/06/2021

U hodh ditën e sotme në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë të Champion League. Kampionia e Superligës, Teuta, e cila përfaqëson Shqipëroinë, do të luaj ndaj Sheriff Tiraspol, kampion të Moldavidsë.

Skuadra moldave nuk është e panjohur për tifozët shqiptarë, pasi në të kaluarën ka luajtur ndaj Kukësit, të cilët arriti t’i eliminonte.

Në 2017, Sheriffi mposhti në ndeshjen e parë Kukësin 1-0 në Moldavi në ndeshjen e parë, ndërsa në ndeshjen e kthimit verilindorët triumfuan 2-1, por nuk mjaftoi për të kaluar në turin e dytë eliminator në Ligën e Kampioneve.

Vlera e kampionëve moldavë në treg është 10.3 milionë euro, ndërsa si klub janë themeluar në 1996, ku kanë arritur të fitojnë 19 tituj kampionë, 10 Kupa dhe 7 Superkupa të vendit.

Në renditjen e përgjithshme të UEFA-s, Sherifi mban vendin e 108 me 14.500 pikë. Gjithashtu kanë luajtur në grupet e Ligës së Europës 4 herë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco