Champions/ Zbulohen 4 rivalët e mundshëm të Teutës për turin e parë

Champions/ Zbulohen 4 rivalët e mundshëm të Teutës për turin e parë

20:25, 14/06/2021

Teuta lutej për fat në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ku preferenca ishte pse jo një përballje me Buduçnostin e Malit të Zi, por ndarja që i ka bërë grupeve UEFA një ditë para hedhjes së shortit (nesër ora 12:00), ka zhgënjyer disi durrsakët.

Kampionët e Bullgarisë, Ludogorets, moldavët e Sherif Tiraspolit, gjeorgjianët e Dinamo Tbilisit dhe kazakistanasit e Kairatit janë rivalët e mundshëm në shortin që do të hidhet të martën nga UEFA për turin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco