Akordi është arritur/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Hysaj vendos për të ardhmen

Akordi është arritur/ Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Hysaj vendos për të ardhmen

10:57, 13/06/2021

Në pak më shumë se dy javë kontrata që lidh Elseid Hysaj me Napolin do të skadojë dhe nuk do të rinovohet, prandaj mbrojtësi shqiptar do të largohet nga klubi në të cilin luan që prej vitit 2015. E ardhmja e tij është te Lazio, “La Gazzetta dello Sport” e bën të sigurt që marrëveshja mes palëve është arritur.

Një besnik i Sarrit. Prandaj, tekniku italian është gati të përqafojë një nga besnikët e tij, të cilin e kishte te Empoli dhe te Napoli. Hysaj do transferohet falas, me një pagë që varion nga 1.5 deri në 2 milionw euro.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco