Teuta nis spastrimet, tre futbollistë largohen nga ekipi

Teuta nis spastrimet, tre futbollistë largohen nga ekipi

13:08, 12/06/2021

Pas suksesit të merituar në kampionat, ku arritën të ngrinin titullin kampion, drejtuesit e Teutës kanë nisur punën për t’u përgatitur për përfaqësimin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Paraditen e sotme klubi durrsak njoftoi se tre nga futbollistët që ishin pjesë e skuadrës sezonin që lamë pas, nuk do të vijojnë më bashkëpunimin me Teutën, pasi nuk kanë rinovuar kontratën dhe janë lënë të lirë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Aleksandër Kouros, i cili nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të rinovuar, shkodranin Denis Pjeshka, të cilit nuk i është ofruar një kontratë e re dhe mesfushorin brazilian Iran Junior, i cili është larguar me marrëveshje nga Teuta.

Klubi durrsak ka falënderuar të tre futbollistët për kontributin që kanë dhënë në fushën e lojës me Teutën, teksa në ditët e ardhshme pritet të ketë të reja edhe sa i përket merkatos në hyrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco