Emri/ Klubi i Serie A gjen trajnerin e ri

Emri/ Klubi i Serie A gjen trajnerin e ri

22:13, 10/06/2021

Të shumta kanë qenë ndryshimet në pankina të klubeve të Serisë A në fund të sezonit.

Sasuolo është ekipi i radhës që ka gjetur trajnerin e ri, që do të ulet në pankinën e emilianëve sezonin e ri.

Pas largimit të Roberto De Zerbit drejt Shakhtarit, drejtuesit e Sasuolos, do t’i besojnë “timonin” e skuadrës”, Alesio Dionisit, një trajneri i ri, protagonist i një sezoni fantastik me Empolin në Serinë B, që u konkretizua me ngjitjen e toskanëve në elitën e futbollit italian.

Sasuolo ia ka dalë të mposhtë konkurrencën e disa skuadrave, mbi të gjitha të Sampdorias, për të marrë Dionisin, ndërsa marrëveshja është konfirmuar edhe nga presidenti i Empolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco