EURO 2020/ Formacioni i mundshëm i Italisë për ndeshjen kundër Turqisë

EURO 2020/ Formacioni i mundshëm i Italisë për ndeshjen kundër Turqisë

22:08, 10/06/2021

Rruga e Italisë për në Euro 2020 nis kundër Turqisë. Me sfidën që do të luhet në “Olimpico”, e planifikuar për të premten në 21:00, perdja do të ngrihet zyrtarisht në këtë kompeticion madhor që do të përfundojë më 11 korrik, në Ëembley.

Azurrët dëshirojnë të shkojnë në finalen e ‘EURO 2020’, por për ta bërë këtë duhet ta nisin mbarë këtë kompeticion. Italia në të tre përballjet e luajtura ndaj Turqisë ka dalë fituese.

Mancini do të mbështetet te lojtarët titullarë, duke konfirmuar të njëjtin 11-she të parë në ndeshjen e fundit miqësore kundër Republikës Çeke.

Formacioni i mundshëm i Italisë:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Locatelli, Barella, Jorginho; Insigne, Immobile, Berardi. Trajner: Mancini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco