U largua pas 2 sezonesh nga Tirana, Kale gjen menjëherë skuadër

U largua pas 2 sezonesh nga Tirana, Kale gjen menjëherë skuadër

21:47, 10/06/2021

Elton Kale vendosi të largohej nga Tirana pas 2 sezonesh, ku arriti të fitonte edhe titullin kampion. Futbollisti brazilian nuk bëri të ditur se ku do ta vazhdojë karrierë, por mediat kosovare raportojnë se ai arritur marrëveshjen me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi, teksa “pikat mbi I” duket se i ka vendosur klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke lënë të kuptohet se Kale do të prezantohet së shpejti në radhët e “Skifterave”.

Image

Kale ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur në Superiore, teksa do të kërkojë të lerë gjurmë edhe në futbollin kosovar.

32-vjeçari brazilian, për sa i përket ekipeve shqiptare në të kaluarën ka veshur fanellën e Kukësit, Flamurtarit dhe Tiranës, ndërkohë që ka pasur eksperienca pozitive dhe në Brazil, Portugali, Rusi dhe Greqi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe prezantimi i Kalesë me fanellën e Gjilanit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco