Lajmi i fundit

Çim Peka Live/ Kurti vs Vuçiç, kush triumfoi?

VIDEO/ Qeni orakull parashikon rezultatin e ndeshjes hapëse të 'EURO 2020'

VIDEO/ Qeni orakull parashikon rezultatin e ndeshjes hapëse të 'EURO 2020'

21:07, 10/06/2021

Pas oktapodit të famshëm Paul (Botërori 2010) parashikimet për kompeticione të mëdha se kush skuadër del fituese në fund janë bërë më të shumta. Kësaj herë është një qen që bën parashikimin e ndeshjes hapëse të Kampionati Europian mes Turqisë dhe Italisë.

Kur duhet vetëm 1 ditë nga starti i “Euro 2020” tifozët janë kuriozë për të parë se cila nga skuadrat do t’ia dalë të jetë fituesja e sfidës dhe për këtë u ka ardhur në ndihmë parashikimi që bën qeni i quajtur “Salçiçja Psiqike”.

Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse të cilit i duhet të zgjidhte ushqimin e tij të preferuar. Ne dispozicion të tij janë dy alternativa për të bërë parashikimin fitues, e para ai duhet të zgjedhe dy herë të njëjtin ushqim dhe për të nxjerrë kombëtaren përkatëse fituese të sfidës e dyta nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave do te thotë se kjo sfidë del barazim.

Është pikërisht barazimi rezultati qe qeni parashikoi për sfidën hapëse të këtij kampionati, mes Turqisë dhe Italisë, duke zgjedhur një herë spageti bolonjez dhe herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.

Kurioziteti është shumë i madh për të parë nëse qenit do t’i dalë parashikimi, që më pas të bëhet i njohur si Oktapodi Pol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco