Lajmi i fundit

Çim Peka Live/ Kurti vs Vuçiç, kush triumfoi?

Grizman: Jemi favoritë për Europianin

Grizman: Jemi favoritë për Europianin

20:58, 10/06/2021

Franca është favorite kryesore për të fituar Kampionatin Europian në këtë verë dhe këtë e pranon hapur Antuan Grizman.

Sulmuesi i “gjelave” duket i bindur se ekipi ka forcë të shkojë në finalen e tretë ndërkombëtare radhazi dhe këtë verë të bëjë të vetin trofeun.

“Mendoj se po, si për ndeshjen e parë, ashtu edhe për të gjithë Europianin, ne jemi favoritë. Por duhet të ruajmë qetësinë, të punojmë mirë, të jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë një turne i vështirë. Nëse do të tregojnë qëndrueshmëri mbrojtëse dhe sjellje të mirë ofensive, mund të shënojmë shpejt që në sfidën e parë.

Benzema? Jam çuditur nga kthimi i tij në kombëtare, por edhe i lumtur. Karim është një sulmues i madh dhe mundet vetëm të na ndihmojë. Nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një avantazh fakti që mund ta kemi me ne. Me të mund të luash lehtë, na takon ne që ta bëjmë të japë maksimumin sa më mirë në mënyrë të shpejtë”, theksoi Grizman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco