Vila L shpallet fituese e edicionit të parë 5×5

Vila L shpallet fituese e edicionit të parë 5×5

20:54, 10/06/2021

Vila L është shpallur ekipi fitues i Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 për sezonin 2020-2021, pasi mundi me rezultatin 5-1 ekipin e Pepës.

Në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”, skuadrat finaliste dhuruan mjaft emocione garë dhe gola.

Fillimisht ishte ekipi i kryeqytetit, Vila L, ai që kaloi në avantazh, por në fundin e pjesës së parë Pepa barazoi falë një penalltie të kthyer në gol nga Hyshmeri. Në fraksionin e dytë të lojës Vila L dominoi plotësisht duke shënuar katër gola me anë të Mersini, Adili, Gjinaj dhe Pjetri. Kupën për ekipin e Vila L e ngriti kapiteni Erind Mulaj.

Kampionati Kombëtar i Futbollit 5×5, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit mbylli kështu edicionin e tij të parë, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Kampionati u organizua në disa zona të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë dhe Lezhë, me qindra ekipe të regjistruara dhe kishte si qëllim rritjen dhe masivizimin e lëvizjes futbollistike amatore për të apasionuarit e sportit më popullor për shqiptarët.

Kupa dhe medaljet për fituesit u dorëzuan nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Fatbardh Jera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco