Brazili vazhdon me fitore, Argjentina e Messit ndalet nga Kolumbia

Brazili vazhdon me fitore, Argjentina e Messit ndalet nga Kolumbia

08:52, 09/06/2021

Brazili vazhdon me fitore në eliminatoret për Kupën e Botës.

Skuadra e drejtuar nga Tite mposhti Paraguayin me rezultatin 0-2. Golat për Brazilin i shënuan Neymar në minutën e 4’ dhe Paqueta në minutat shtesë 90+3’.

Në krahun tjetër Argjentina barazoi 2-2 ndaj Kolumbisë.

Romero në minutën e 4 dhe Paredes në minutën e 8 ishin golashënuesit për Argjentinën. Golat për Kolumbinë i shënuan Muriel në minutën e 51 dhe Borja në minutat shtesë 90+4’.

Brazili kryeson grupin me 18 pikë kurse Argjentina pozicionohet e dyta me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco