Gjimshiti: Duhet përqendrim në këto nivele, edhe mua më iku kundërshtari

Gjimshiti: Duhet përqendrim në këto nivele, edhe mua më iku kundërshtari

08:29, 09/06/2021

Berat Gjimshiti mendon se Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Republikës Çeke, pavarësisht humbjes dhe jo çdo gjë duhet interpretuar negativisht nga kjo sfidë. Për “SuperSport” ai pranoi se ekipi kishte shumë gjëra për të përmirësuar duke pranuar edhe gabimin e tij te goli i pësuar.

“Besoj se skuadra çeke na ka vënë në vështirësi me mesfushorët, jo me sulmuesit me mesfushorët që futeshin gjithmonë nga pas shpinës të mesfushës tonë dhe na bënin të hapeshim në ndrojtje. Ndoshta edhe pakujdesia, por nuk besoj sidomos se kemi bërë një ndeshje të keqe. Golat sigurisht mund të mbroheshin më mirë, gjithçka mund të përmirësohet, por besoj se kemi bërë një lojë të mirë.

Asnjë nuk është perfekt në futboll, të gjithë bëjmë gabime. Por nga gabimet përmirësohesh, besoj se të gjithë e dinë çfarë duhet të përmirësojnë te vetja dhe shpresoj t’ia dalim si ekip të përmirësohemi dhe të marrim më të mirat.

Kundërshtarët Ishin të shpejtë në kundërsulme, dilnin të gjithë përpara, vetëm 3 mbeteshin mbrapa. Duhet të kesh përqendrim shumë të lartë në këto nivele, një sekodnë dhe të ikën kundërshtari dhe ashtu ishte. Unë humba lojtarin në krah, por besoj se janë pikat që duhet të pëmirësohemi”, the Gjimshiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco