Nuk ka gol për Muriqin, Torino siguron mbijetesën në Serie A

Nuk ka gol për Muriqin, Torino siguron mbijetesën në Serie A

23:15, 18/05/2021

Lazio është ndalur në barazim pa gola në sfidën kundër Torinos në “Stadio Olimpico” të Romës.

Vedat Muriqi në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe pati disa raste të mira për shënim, por golin ia mohoi portieri në formë, Sirigu.

Muriqi ishte në aksion që në minutën e tretë ku goditi me të majtën por priti Sirigu. Ai kishte edhe dy shanse të tjera të mira për shënim në minutën e 7 dhe 8 por që goditjet e tij me kokë përfunduan jashtë portës.

Pas këtyre dy rasteve pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0.

Edhe në pjesën e dytë Muriqi ishte mjaft aktiv. Muriqi do të humbiste një mundësi të mirë për shënim në minutën e 53-të por edhe kësaj here goditja e tij me kokë përfundon jashtë shtyllës pingule.

Rastin më të mirë për shënim ai e pati në minutën e 78-të ku goditjen e tij me kokë e ndali përsëri portieri, Sirigu.

Ky barazim nuk i prish punë Lazios pasi që ata do të përfundojnë në vendin e gjashtë këtë sezon në Serie A dhe do të luajnë në Europa Ligë.

Ndërkohë, skuadra e Mërgim Vojvodës, Torino zyrtarisht ka siguruar mbijetesën edhe për një sezon në Serie A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco