VIDEO/ Chelsea-Leicester, Wernerit i anulohen dy gola dhe nuk i jepet një penallti

VIDEO/ Chelsea-Leicester, Wernerit i anulohen dy gola dhe nuk i jepet një penallti

22:21, 18/05/2021

Pjesa e parë e Chelsea-Leicester, sfida për Champions e Premier League, është mbyllur 0-0.

Jo sepse golat kanë munguar, por sepse Timo Werner duket se është i mallkuar në këtë sezon.

Sulmuesi gjerman, në fakt, ka parë t’i anulohen dy gola në 45 minutat e para. Në minutën e 22-të për një pozicion jashtë loje dhe në të 36-ën për një prekje të topit me dorë të parë me VAR.

Gjithashtu, në minutën e 19-të, yllit të Chelsea-t i është mohuar edhe një penallti që dukej e pastër.

Sfida me Leicester, duke parë edhe atë që ndodhi në finalen e Kupës së Anglisë, duket e mallkuar për londinezët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco