Champions League, mundësia e vetme për Milanin ta mbajë Donnarumman

Champions League, mundësia e vetme për Milanin ta mbajë Donnarumman

18:06, 18/05/2021

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë në “San Siro”, por pa Champions League do të jetë shumë e vështirë për “Rosonerët”.

Italiani nuk ka nënshkruar ende kontratë me Milanin, të cilët i kanë ofruar kontratë prej tetë milionë eurosh në sezon. Milani i ka ofruar kontratë 5-vjeçare për 22-vjeçarin, por agjenti i tij, Mino Raiola po kërkon 10 milionë euro në vit. La Gazzetta dello Sport thekson se dashuria e Donnarummas për Milanin ekziston, por financat dhe projekti i klubit që arrin bashkë me një vend në Champions League do të jetë vitale për italianin.

Juventusi është i interesuar për shërbimet e tij, por “Zonja e Vjetër” ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Donarumma ka luajtur 36 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka arritur të mbajë portën e paprekur në 13 prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco