City në finalen e Champions, sheiku Mansour bën gjestin e pabesueshëm për mijëra tifozë

City në finalen e Champions, sheiku Mansour bën gjestin e pabesueshëm për mijëra tifozë

17:48, 18/05/2021

Një gjest shumë i bukur nga sheiku Mansour, pronari i Manchester City.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare, City ka lajmëruar se do të mbulojë koston totale të transfertës për mijëra tifozët e skuadrës që do të fluturojnë në Oporto për të ndjekur finalen e Champions League.

“Pep dhe skuadra kanë zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe arritja e finales së Champions League pas një viti të vështirë përfaqëson një moment me të vërtetë historik për Klubin”, ka deklaruar sheiku Mansour.

“Kështu që është e rëndësishëm që numri më i madh i mundshëm i tifozëve të ketë mundësinë që ta ndjekë këtë ndeshje speciale. Veçanërisht ata që e kanë mbështetur Manchester City-n në momentet e mira dhe të këqija për kaq shumë vite”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco