Gjest i bukur/ Në finalen e Champions League, sheiku Mansour u paguan udhëtimin të gjithë tifozëve të Man City-t

Gjest i bukur/ Në finalen e Champions League, sheiku Mansour u paguan udhëtimin të gjithë tifozëve të Man City-t

15:51, 18/05/2021

Gjest i bukur i Sheikut Mansour, pronari i Manchester City.

Ai ka vendosur të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit për mijëra tifozë të Manchester City-t që do të fluturojnë në Porto për të parë finalen e Ligës së Kampionëve.

"Pep dhe ekipi kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe mbërritja në finalen e Ligës së Kampionëve pas një viti shumë të ngarkuar është një moment me të vërtetë historik për klubin. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që sa më shumë tifozë të jetë e mundur të kenë mundësinë për të parë këtë ndeshje të veçantë. Sidomos ata që e kanë mbështetur Manchester Cityn në momente të mira dhe të këqija për kaq shumë vite," tha sheiku Mansour.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco