Gazetat italiane shpjegojnë arsyen pse Ronaldo largoi makinat nga garazhi në Torino

Gazetat italiane shpjegojnë arsyen pse Ronaldo largoi makinat nga garazhi në Torino

22:30, 17/05/2021

Cristiano Ronaldo i largoi makinat nga garazhi në Torino, por sipas mediave italiane nuk ka të bëjë asgjë lidhur me largimin nga Juventusi.

"Sempre Calcio" publikoi video ku shiheshin disa persona që largonin super makinat e portugezit. Shumica menduan se ky ishte paralajmërimi që do largohet në fund të sezonit, por sipas Sky Sport Italia, 36-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

"Gazzetta.it" raporton se Ronaldo zakonisht i lëviz makinat në destinacione të ndryshme për t'i përdorur gjatë pushimeve të verës.

E ardhmja e portugezit mbetet në dyshim të madh për shkak se Juventusi rrezikon të mungojë sezonin e ardhshëm në Champions League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco