Trajneri i Teutës i dorëzuar: Do të kishim folur ndryshe pa gabimin e Frashërit!

Trajneri i Teutës i dorëzuar: Do të kishim folur ndryshe pa gabimin e Frashërit!

20:50, 17/05/2021

Edi Martini ka folur pas humbjes 1-0 kundër Partizanit. Trajneri i Teutës deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Normalisht ishim duke bërë një super ndeshje në pjesën e parë. S’e lamë Partizanin të na vinte në rrezik. Sot, Frashëri bëri një gabim. Goli na uli ritmin, na stepi. Në pjesën e dytë filluam me ritëm tjetër dhe lamë hapësira pas. Më vjen keq që humbëm këtë ndeshje.

Ne nuk kemi pritur asnjë kundërshtar. Djemtë ishin të karikuar në maksimum. Ky është futbolli, pjesë e gabimeve. Nuk kemi menduar se do të humbnim. Normalisht kjo humbje e komprementon sepse gjërat ishin në dorën tonë, por tani s’janë më.

Vllaznia apo Laçi? Nuk ka ndeshje të lehta. Çdo sfidë është e fortë, e paparashikueshme. Unë mendoj se do të vazhdojme me ndeshje të fortë.

Nervozizmi? Ne, edhe në pushimin e ndeshjes biseduam dhe i thamë që një gol mjafton na ndihmon për objektivin. I kërkuam të bëjmë lojën e pjesës së parë. Por, këto sfida është e vështirë të mbash nervat.

Diferencat? Bregu bën diferencën, normal që e bën. Por, edhe Vila e vogël… Megjithatë ne kemi pasur probleme me shënimin e golave. Ka qenë një problem i yni mungesa e golave. Kemi edhe dy ndeshje, jemi të përqëndruar dhe të shohim deri në fund”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco