Skandal/ Olsi Rama shan dhe kërcënon arbitrin e Teuta-Partizani

Skandal/ Olsi Rama shan dhe kërcënon arbitrin e Teuta-Partizani

20:35, 17/05/2021

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë pushimi të ndeshjes Teuta-Partizani që u luajt sot në Durrës e që përfundoi me fitoren 0-1 për të kuqtë.

Pikërisht kur skuadrat po hynin në dhomat e zhveshjeve drejtuesi i klubit kryeqytetas, Olsi Rama, ka ofenduar arbitrin me fjalët më të ndyra dhe e ka kërcënuar me një gjuhë të ashpër.

Ndeshja ka qenë e qetë dhe arbitrimi ka qenë po ashtu korrekt, por ka qenë mjaft i çuditshëm reagimi i drejtorit të klubit kryeqytetas, Olsi Rama, i cili ka shpërthyer me kërcënime dhe me të shara nga më të ndyrat në drejtim të gjyqtarit Olsid Ferataj.

Mësohet se Rama i është drejtuar gjyqtarit duke i thënë “se në jetë nuk ka vetëm futboll”, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë pasoja për Feratajn pas ndeshjes. Vërtetë e turpshme kjo sjellje nga drejtori sportiv i Partizanit, që ka humbur toruan, duke ia nxjerrë inatin pikërisht gjyqtarëve të takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku17/05/2021 23:21

Familja qeveritare rrëmben jo vetëm votat por edhe titullin kampion. Historinë e rrëmbeu, artin po e po, shkarraviti tërë Shqipërinë, shëmbi Teatrin Kombëtar, shëmbi Stadiumin Kombëtar, i vuri strehë kallçuku ndërtesës kryevepër të qeverisë duke i shkërdhyer fasadën, i mbolli edhe një këpordhë allçie në kopësht, sikur mos mjaftonin 800 mijë bunkerë në Shqipëri, ndërtoi një të ri në mes të qytetit..... Një ditë bashkë me shoqërinë, do të shkojmë në Shishtufinë ( te varrezat), atje bashkë duke kënduar, partizani ka fituar... ka vdek ka mbaru, partizani ka fitu, si gjithmonë duke mashtru . Muçilalala...

Gj 17/05/2021 21:41

na jan bo zot keto kurva me mbiemer rama

Shto koment

Denonco